Një turiste ka akuzuar një shqiptar për përdh*unim në plazh

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 17:51
Një turiste ka akuzuar një shqiptar për përdh*unim në plazh

Një turiste britanike 20-vjeçe ka akuzuar një shqiptar për përdhunim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave të huaja, turistja deklaron se shqiptari e përdhunoi teksa notonin në plazhin Glystra, në bregun lindor të Rodosit, madje sipas saj u përpoq ta përsëriste veprimin edhe në hotel.

E reja shton se shqiptari e çoi në dhomën e saj të hotelit dhe është përpjekur që ta sulmojë sërish për herë të dytë. Ndër të tjera 20 vjeçarja britanike ka theksuar se me shqiptarin është njohur dy javë më parë dhe kishin shkëmbyer mesazhe në WhatsApp derisa vendosën javën e shkuar që të takoheshin nga afër.

20-vjeçarja tha se janë takuar në dhomën e saj të hotelit pasditen e 3 Qershorit dhe vendosën të  merrnin motorin e vëllait të saj për të shkuar në plazh që të notonin. Sipas saj, aty ndodhi dhe përdhunimi.

Kurse i riu shqiptar është shprehur para autoriteteve se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me miratimin e të dy palëve përpara se të hanin dhe të shkonin në dhomë për të vazhduar sërish. Aktualisht 23-vjeçari përballet me akuzën e përdhunimit, e cila mund ta dënojë me 10 vjet burg.

(Kosova Sot Online)