'Bllokohet' trafiku në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 19:29
'Bllokohet' trafiku në Prishtinë

Gjatë orëve të pasdites, tollovi të mëdha janë shkaktuar në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qytetarë të shumtë kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale që kanë mbetur të ngujuar në trafik.

Kolonat janë shkaktuar pas të reshurave të dendura të shiut që kanë përfshirë edhe Prishtinën.

Është bërë e zakonshme që gjatë ditëve me shi, Prishtina të bllokohet nga veturat e shumta.

(Kosova Sot Online)