Abdixhiku: Propozimi i Ramës për Asociacionin s’e ka asnjë vlerë

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 21:00
Abdixhiku: Propozimi i Ramës për Asociacionin s’e ka asnjë vlerë

Propozimi që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë, ka deklaruar Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku e shprehi qëndrimin e tij si kryetar i LDK-së për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dorëzoi një draft për Asociacionin.

”Ne nuk e dim motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë”, tha fillimisht Abdixhiku

Më pas, ai tha se nëse nuk ka autorësi të Kosovës, propozimi mund të bëhet pjesë i diskutimit, por jo edhe i implementimit.

”Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë për Kosovën”, tha Abdixhiku. 

(Kosova Sot Online)