"Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve Kosovë - SHBA"

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 14:53

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve Kosovë – SHBA, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoti kritkoi Osmanin për heshtjen karshi përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe 2023”.

Postimi i plotë:

Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”.

Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në.

Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale.

(Kosova Sot Online)