Blinken paralajmëron vizitë

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 18:23
Blinken paralajmëron vizitë

A po nis një epokë e re SHBA-Kinë? Blinken paralajmëron vizitë në Pekin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken po planifikon një udhëtim në Kinë javën e ardhshme, ndërsa administrata Biden po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet që u përçanë në shkurt, pasi një balonë kineze u rrëzua mbi hapësirën ajrore të SHBA.

Zyrtarët amerikanë thonë, se Blinken pritet të jetë në Pekin më 18 qershor për takime me zyrtarë të lartë kinezë, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Qin Gang dhe ndoshta presidentin Xi Jinping, sipas Associated Press.

Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse as Departamenti i Shtetit dhe as Ministria e Jashtme kineze nuk e kanë konfirmuar ende udhëtimin.

Vizita e Blinken, fillimisht ishte planifikuar për në shkurt, por u shty pas incidentit me balonën spiune, për të cilën Pekini këmbëngul se ishte një balonë moti, që doli nga rruga.

(Kosova Sot Online)