Përparim Rama aksionarëve që i emëroi opozita ua bllokon vendimmarrjen

  • A P /
  • 09 June 2023 - 22:34
Përparim Rama aksionarëve që i emëroi opozita ua bllokon vendimmarrjen

Pas krijimit të shumicës në Kuvendin e Prishtinës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bllokuar vendimmarrjen e aksionarëve të ndërmarrjeve publike që u emëruar dje nga opozita (VV, AAK, Nisma), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai, këtë gjë e ka bërë duke shkarkuar aksionarët që ka emëruar vetë ai, për ta pamundësuar funksionimin e aksionarëve të emëruar nga Kuvendi Komunal.

“Komisionet komunale të aksionarëve nuk mund të mblidhen dhe të marrin vendime pa qenë të plotësuara në përbërje të plotë sic e përcakton ligji, një anëtar i emëruar nga kryetari dhe një anëtar nga Kuvendi Komunal”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)