Fushë Kosovë: Arrestohet i dyshuari i dytë për një rast të dhunimit që ka ndodhur para dy muajsh

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 09:31
Fushë Kosovë: Arrestohet i dyshuari i dytë për një rast të dhunimit që ka ndodhur para dy muajsh

Policia ka njoftuar se i dyshuari i dytë është arrestuar për një rast të dhunimit që ka ndodhur më 2 prill në Fushë Kosovë, raporton “Kosova Sot Online”.

Kurse, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Fushë Kosovë 02.04.2023 – Pas hetimeve të detajuara, me datë 11.06.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)