Kryeministri Kurti: NATO e ndaloi gjenocidin në Kosovë, përgjithmonë falënderues dhe mirënjohës

  • S.A /
  • 12 June 2023 - 12:10
Kryeministri Kurti: NATO e ndaloi gjenocidin në Kosovë, përgjithmonë falënderues dhe mirënjohës

Kryeministri Albin Kurti, në 24 vjetorin e çlirimit të vendit,  tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai shprehu falënderimin e mirënjohjen ndaj ndërkombëtarëve për lirinë.

“Pas çlirimit vjen paqja. Sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s”, tha Kurti.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )