Osmani: Mirënjohje miqve tanë që na ndihmuan ta bëjmë realitet pavarësinë

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 12:01
Osmani: Mirënjohje miqve tanë që na ndihmuan ta bëjmë realitet pavarësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, 12 qershorin e ka quajtur ditën më të rëndësishëm për kombin tone, pasi këtë ditë edhe u çlirua Kosova pas një lufte nga Serbia mbi një popull të pafajshëm ku edhe kreu gjenocid, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se Kosova dhe populli i sa i janë mirënjohës miqve që lirinë e demokracinë e bënë realitet dhe sot po e gëzojnë të gjithë qytetarët.

“Sot shënojmë një prej ditëve më të rëndësishme për kombin tonë, një prej ditëve ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një luftë që rezultoi me një gjenocid ndaj një populli të pafajshëm”.

“Jemi mirënjohës përherë dhe përsërisim për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, mirënjohjen e përjetshëm për miqtë që lirinë, demokracinë ta kemi realitet dhe ta gëzojnë të gjithë qytetarët”.

(Kosova Sot Online)