A do ta anuloj mbledhjen e përbashkët Edi Rama?

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 19:17
A do ta anuloj mbledhjen e përbashkët Edi Rama?

Raportohet se kryeministri Edi Rama ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për sot në mbrëmje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime  kanë thënë sot gjatë ditës se ka mundësi që mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e planifikuar të mbahet nesër në Gjakovë, të anulohet krejtësisht.

Media ka pyetur sot gjatë ditës Zyrën e Kryeministrit Rama dhe të Kryeministrit Kurti, por asnjëra nuk e ka pohuar informacionin, e as nuk e ka mohuar. 

(Kosova Sot Online)