Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Gërvalla publikon një thënie të urtë të babait të saj

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 08:43
 Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Gërvalla publikon një thënie të urtë të babait të saj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me një thënie të babait të saj, Jusuf Gërvallës, pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo citoi thënien e Gërvallës duke thënë se “rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, ku u mundue për nder, nder ka gjetë”.

Mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është anuluar dje nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

(Kosova Sot Online)