Sveçla kërkon ndihmë nga faktori ndërkombëtar që Serbia t’i lirojë 3 policët

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 15:36
Sveçla kërkon ndihmë nga faktori ndërkombëtar që Serbia t’i lirojë 3 policët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që urgjentisht të rris presionin ndaj Serbisë për të liruar tre zyrtarët policor kufitar të Policisë së Kosovës të arrestuar sot nga policia speciale e Serbisë brenda territorit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme.

(Kosova Sot Online)