Xhelal Sveçla mbërrin në Jarinje

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 18:03
Xhelal Sveçla mbërrin në Jarinje

Në pikën kufitare në Jarinje, ka arritur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sveçla është nisur për në kufi, pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë. Autoritetet kosovare thonë se policët ishin brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, ministri Sveçla dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë.

Policia e Kosovës ka thënë se tre policët kufitarë ishin në një njësi patrolluese dhe ata kanë njoftuar se kanë parë persona të maskuar dhe të armatosur. Siç tregon PK, kur kanë arritur forcat shtesë të Policisë, kanë gjetur vetëm veturën.

(Kosova Sot Online)