Ja kush po ia kërkon dorëheqjen Borrellit

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 19:50
Ja kush po ia kërkon dorëheqjen Borrellit

Për situatën e krijuar në Kosovë, përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ia ka kërkuar dorëheqjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo e ka kritikuar Borrellin për paralajmërimet se BE mund ta sanksionojë Kosovën, duke thënë se ai po kërkon ta sanksionojë një shtet në të cilin janë kidnapuar tre policë nga njësitet serbe.

“Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se BE duhet të qëndrojë me Kosovën.

(Kosova Sot Online)