Vuçiq: Kërkova nga përfaqësuesit e BE-së dhe Quintit që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 10:55
Vuçiq: Kërkova nga përfaqësuesit e BE-së dhe Quintit që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takua sot me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe kreun e delegacionit të BE-së.

Vuçiq ka njoftuar se u takua me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Gioffre, si dhe me ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Anke Konrad, Piero Koshar dhe Luka Gori.

“Kam biseduar me përfaqësuesit e BE-së dhe Kuintit. U kërkova të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)