A janë kontaktuar nga Sveçla familjarët e policëve të kidnapuar?

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 11:15
A janë kontaktuar nga Sveçla familjarët e policëve të kidnapuar?

Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet e policëve të kidnapuar dhe se është në kontakt të vazhdueshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se edhe gjatë ditës do të kontaktojnë me familjarët për të shprehur solidaritetin.

“Në momentin që është ditur pak a shumë se çfarë ka ndodhur, menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet dhe është në kontakt të vazhdueshëm. Ne gjatë ditës do të kontaktojmë me familjarët për të shprehur solidaritetin normalisht me ta edhe për të parë për nevoja eventuale”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)