Presidentja Osmani në Luksemburg pritet nga Duka i Madh, temë e takimit edhe situata në Veri

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 12:21
Presidentja Osmani në Luksemburg pritet nga Duka i Madh, temë e takimit edhe situata në Veri

Presidentja Vjosa Osmani nga Strasburgu ku dje mbajti një fjalim në Parlamentin Europian, sot ka shkuar në Luksemburg. Atje është pritur nga Duka i Madh Henri, i cili njoftoi për takimin dhe agjendën e diskutimit me Osmanin, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Duka i Madh ka pritur Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim në Luksemburg në kuadër të një vizite pune. Situata në veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale ishin në agjendën e bisedës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dukës.

Duka i Madh në Luksemburg ka në funksion përfaqësimin e vendit të tij në politikën e jashtme.

(Kosova Sot Online )