Shqipëria i vendosi sanksione Kosovës sepse Edi Rama tregoi me kohë që e ka lëshuar rrugën e përkrahjes së Kosovës në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, u rreshtua me Serbinë

Shqipëria i vendosi sanksione Kosovës sepse Edi Rama tregoi me kohë që e ka lëshuar rrugën e përkrahjes së Kosovës në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, u rreshtua me Serbinë
Shqipëria i vendosi sanksione Kosovës sepse Edi Rama tregoi me kohë që e ka lëshuar rrugën e përkrahjes së Kosovës në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, u rreshtua me Serbinë

Muhamet Kelmendi

  • 15 June 2023 - 08:02

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Nuk pritej se Shqipëria do të printe në sanksione ndaj Kosovës. Kjo për fakte të ndryshme. Megjithatë, z Rama, tregoi me kohë se e ka lëshuar rrugën e përkrahjes së Kosovës si bazë të raporteve të jashtme të shtetit shqiptar. Këtej edhe në raport me Serbinë. Nuk kam mendim se nuk duhet të zgjidhet çështja në veriun Kosovës. Atje nuk kemi pushtet të së drejtës. Sundojnë bandat kriminale serbe të udhëhequra nga krimineli i luftës Vuçiq. Së këndejmi, nuk ka mundësi të stabilizohet veriu, pa e marrë përgjegjësinë Serbia për gjendjen dhe pa i ndalur e dënuar grupet kriminale në veri të Kosovës. Serbia i ka organizuar e armatosur dhe Beogradi ka për detyrë shpartallimin e tyre. Nuk është e mundur dhe nuk e stabilizon veriun tërheqja e Policisë se Kosovës nga komunat. Me atë rikthehen grupet kriminale në pushtet, sepse vendin e policisë do ta zënë kriminelët e Vuçiqit.

-Pas dëmtimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe SHBA-ve, përkitazi me kërkesën amerikane për tërheqjen e policisë nga komunat në veri, shpalljen e zgjedhjeve atje sikundër edhe për mos fillimin e ndërtimit të Asociacionit serb, nga SHBA dhe nga BE u vendosën të diskutohen disa sanksione ndaj Kosovës. Sanksionet pritet të zgjerohen dhe detyrimisht të pranon Kosova kërkesat e paraqitura. Nuk pritej se Shqipëria do të printe në sanksione ndaj Kosovës. Kjo për fakte të ndryshme. Megjithatë, z Rama, tregoi me kohë se e ka lëshuar rrugën e përkrahjes së Kosovës si bazë të raporteve të jashtme të shtetit shqiptar. Këtej edhe në raport me Serbinë. Nuk kam mendim se nuk duhet të zgjidhet çështja në veriun Kosovës. Atje nuk kemi pushtet të së drejtës.

Sundojnë bandat kriminale serbe të udhëhequra nga krimineli i luftës Vuçiq. Së këndejmi, nuk ka mundësi të stabilizohet veriu, pa e marrë përgjegjësinë Serbia për gjendjen dhe pa i ndalur e dënuar grupet kriminale në veri të Kosovës. Serbia i ka organizuar e armatosur dhe Beogradi ka për detyrë shpartallimin e tyre. Nuk është e mundur dhe nuk e stabilizon veriun tërheqja e Policisë se Kosovës nga komunat. Me atë rikthehen grupet kriminale në pushtet, sepse vendin e policisë do ta zënë kriminelët e Vuçiqit.

A është ky qëllimi i SHBA-ve dhe i BE-së? Nuk e di! Vendi stabilizohet me dënimin e shpartallimin e këtyre bandave dhe me stabibizimin të jetës politike për të shkuar në zgjedhje të reja. Komunat që lirohen kërkohet të vihen nën kontrollin e KFOR-t deri në zgjedhje. Lidhur me Asociacionin, ka marrëveshje. Ajo është Marrëveshja e Brukselit dhe Aneks marrëveshja e Ohrit. Mbi këto dy baza stabilizohet gjendja me shtetin serb. Këtë rrugë kërkohet të ndjek Kosova dhe Shqipëria. Të dy shtetet së bashku në qëndrime. E kundërta ndodhi.

Qeveria e Tiranës doli me statut për minoritetin serb në Kosovë. I dënoj disa herë masat për vendosjen rendit dhe të sigurisë në veri dhe kërkoj një ribashkim me kërkesat e BE-se dhe të SHBA-ve. Sot, e anuloj z.Rama, pas konsultimit me z.Borel, edhe takimin e paraparë midis dy qeverive në Gjakovë. I Propozoi Prishtinës vetëm një takim me ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes. Pozita e tillë e z.Rama u pa edhe më herët. Mund të këtë të drejtë në qëndrimin kundruall masave të tashme të futura në veri. Po çka beri më herët?

Ka të tillë që e shohin pozitiv çështjen e mendimeve të marra sistematikisht nga z. Rama. Nuk duhet bëre krahasime, por në këto 32 vite të demokracisë në Shqipëri, udhëheqësi i vetëm dhe parimor ka qenë Ramiz Aliu. Z. Ali ishte në nivel të detyrave shtetërore e kombëtare. Në nivel të shtetit nuk ishte as Aleksandër Meksi, as Sali Berisha, as Fatos Nano dhe as Ilir Mera. Afër synimeve të burrit të shtetit ishte Pandeli Majko. Duket se këta të gjithë e kishin një politike. E tash kjo e 10 viteve e z.Rama ua kaloj të kaluarës.

U bë "përparim". U vendosën marrëdhënie miqësie me kriminelin e luftës Vuçiq me Edi Ramën. U futë në ndërtim Ballkani i Hapur dhe tash doli z. Rama kundër Republikës, duke vënë edhe sanksione politike. A bëri gabim z.Kurti?

E kemi kritikuar për tabelat e makinave dhe e kritikuam edhe për vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në veri nëpër komuna me anën e Policisë. Këtu kemi bërë kritika. Të drejta? Duket se jo. BE-ja dhe SHBA-të bënë një rrëshqitje të ashpër në drejtim të realizimit të interesave serbe në Ballkan, si kundërpërgjigje lidhur me kërkesat e paraqitura, që Serbia të shkëputet nga Rusia. Kjo është një çështje e rëndë, të cilën si duket, qeveria në Prishtine nuk e mbështeti dhe tash po veprohet kundër. Në veri kishim kriminalitet, pa pushtet të së drejtës dhe veprime terroriste. Në luftën kundër këtyre dukurive antishtetërore, duket se Kosova,nuk e gjeti mjetin adekuat. Futi në zbatim mjetet që çdo shtet demokratik në botë do ti merrte në territorin e vetë.

Kjo u kritikua. Për mua pa të drejtë. Veriu i Kosovës kërkohet të spastrohet nga bandat kriminale dhe të rikthehet si territor në kudër të shtetit që i takon, të Republikës së Kosovës. Në Kosovë nuk lejohet të ndërtohet një Serbi e Vogël.

Ja, po tërhiqet policia nga komunat! Në to futen bandat çetnike. Ato do ti fitojnë edhe zgjedhjet. Dhe, kështu u ndërtua shteti serb. Perëndimi në kërkesën e paraqitur nuk dha si zgjidhje zëvendësimin e Policisë së Kosovës me trupat e KFOR-t. Asgjë nuk u kërkua nga BE dhe SHBA për bandat kriminale. Na u kërkua tërheqja e Policisë dhe shpallja e Zgjedhjeve të reja në veri.

Tamam për të mundësuar që pushtetin të marrin bandat serbe.

Me këtë nuk u akordua në Prishtinë. U përcaktua një kronologji dhe e njëjta do të stabilizon gjendje. Në këtë ane as edhe një fjale nga z.Rama.

Mbi këtë kërkohet të bisedohet dhe këtu do gjendet zgjidhja.

Ka mundësi të bëhen zëvendësime në aktivitet. Por e përbashkëta mbetet:

Bandat kriminale serbe duhet të largohen nga Kosova dhe komunat deri në zgjedhje të kalojnë në kontroll të KFOR-te. Ato nuk duhet lejuar në duar të bandave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".