Kidnapimi i policëve, Tahiri: Shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në përshkallëzim të situatës

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 14:45
Kidnapimi i policëve, Tahiri: Shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në përshkallëzim të situatës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në përshkallëzim të situatës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri, në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar nevojën për bashkërendim me faktorin ndërkombëtar në lidhje me depërshkallzimin e situatës në veri.

“Ajo që duhet të thuhet sot këtu është se veprimet amatoreske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në përshkallëzim të situatës dhe jemi në kërcënim të sanksioneve të një vendi i cili është më properëndimor dhe proamerikan. Reagimi me vonesë i kryeministrit në çdo situatë të krijuar u pa si një pabesi e qeverisë ndaj partnerëve dhe rrjedhimisht reagimi i tyre ishte i butë”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)