Ja sa tanke të tjera Leopard-2 do të blejë Ukraina

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 15:06
Ja sa tanke të tjera Leopard-2 do të blejë Ukraina

Ukraina do të blejë 14 tanke të tjera Leopard -2 me një vlerë totale prej më shumë se 100 milionë euro nga partnerët perëndimorë, një shumë që do të financohet nga Danimarka dhe Holanda, raportoi të enjten gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tanket do të furnizohen dhe rinovohen nga Rheinmetall Group, raporton gjithashtu gazeta. Gjithashtu kontratat për dërgesën e re tashmë janë nënshkruar dhe qeveria gjermane është përfshirë, pasi duhet të pranojë t’i eksportojë ato te palët e treta (si me të gjitha sistemet e armëve).

Dorëzimi i tankeve do të bëhet në fund të janarit, sipas Handelsblatt.

Tanket Leopard-2, janë ndër më të avancuarit në arsenalin perëndimor.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Holanda dhe Danimarka do të punojnë së bashku për të dërguar pajisje kundërajrore, duke përfshirë qindra raketa, në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë forcat ruse.

Dorëzimi i armëve tashmë ka filluar dhe duhet të përfundojë “brenda disa javësh”, sipas deklaratës së përbashkët të lëshuar nga qeveria britanike, përpara takimit të Grupit të Kontaktit të sponsorizuar nga SHBA për Ukrainën në Bruksel. 

(Kosova Sot Online)