Në ora 12:38 ka skaduar afati ligjor për mbajtjen e policëve, avokati ka një kërkesë për Gjykatën

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 13:01
Në ora 12:38 ka skaduar afati ligjor për mbajtjen e policëve, avokati ka një kërkesë për Gjykatën

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili më herët njoftoi se policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë, ka thënë se në ora 12:38 bëhen 48 orë dhe me këtë skadon edhe afati ligjor për mbajtjen e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Këmbëngulja e gazetarëve do të detyrojë prokurorinë dhe MPB-në të dalin me një deklaratë publike. Nëse lirohen, ju sugjeroj pyetjen: “atëherë pse i arrestuat fare, në vend që thjesht t’i përcillnit për në Kosovë”. Nëse nuk lirohen, ju sugjeroj pyetjen: “a është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit”,ka shkruar Avokati.

(Kosova Sot Online)