Situata në veri të Kosovës, Lajçak: Nevojë urgjente për hapa për uljen e tensioneve

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 13:06
Situata në veri të Kosovës, Lajçak: Nevojë urgjente për hapa për uljen e tensioneve

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës, ka thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka shkruar se kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës dhe për uljen e tensioneve.

“Folëm për situatën në veri të Kosovës dhe nevojën urgjente për hapa për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)