Haxhiu: Vuçiq ka urdhëruar paraburgimin e policëve të rrëmbyer

  • A P /
  • 16 June 2023 - 20:11
Haxhiu: Vuçiq ka urdhëruar paraburgimin e policëve të rrëmbyer

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur në lidhje me vendosjen e masës së paraburgimit për tre policët e rrëmbyer nga Serbia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se Vuçiq e ka dirigjuar këtë vendim. Duke shtuar se regjimi i tij është autokratik e duke kërkuar lirimin sa më parë të policëve.

“Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq.

Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviç.

Por për çfarë?

Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan.

Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve.

Policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë!”


(Kosova Sot Online)