Alarmon Mustafa: Mund të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit pasi s'ka asnjë fije sovraniteti

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 19:15
Alarmon Mustafa: Mund të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit pasi s'ka asnjë fije sovraniteti

Si po shkojnë gjërat në veri të vendit, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare, ka deklaruar  Isa Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thekson se s’ka sovranitet në veri, teksa siç tha ai, në një formë është aktivizuar rezoluta 1244.

“Asnjë fije sovraniteti nuk është shtruar veçse është cenuar sovraniteti dhe veç sa po cenohet edhe më tutje, kështu qysh po shkojnë gjërat ka frikë që atje të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit dhe ajo totalisht të del jashtë sovranitetit”, tregoi Mustafa.

“Sovranitet atje s’kemi, atje tani është aktivizuar në një formë rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Atje është forca e NATO-s, e cila po ushtron funksionin e vet dhe atje janë policia të cilët janë ngujuar, ose i ka ngujuar Qeveria e Kosovës në objektet e komunës, kanë mbetur disa brenda dhe disa jashtë”.

Ai foli edhe për katër kryetart e zgjedhur në veri të vendit, për të cilët tha se nuk janë duke mundur që të bëjnë asnjë veprim.

“Tani në qoftë se ai thirret në sovranitet, unë do ta pyesja zotëri Kurti dhe të tjerët se çfarë sovraniteti kemi në veri të vendit?, Kush po qeverisë në veri të vendit ku është roli i këtyre komunave në veri të vendit?. Njëri është ngujuar që 17 ditë, e se bën asnjë veprim për shkak se nuk mund ta bëjë. Të tjerët nuk shkojnë në komunat e tyre sepse nuk shohin mundësi as në Zveçan dhe Zubin Potok të bëjnë punë”, u shpreh Mustafa.

“Edhe ky që është në Mitrovicë Veriore, nuk rrinë në Mitrovicën Veriore ku është ndërtesa zyrtare e komunës, por e bën në një vend ku nuk ka kurrfarë rreziku që ta ushtrojë detyrën”.

(Kosova Sot Online)