
Zelensky: Bisedimet për paqen vetëm pas tërheqjes së forcave ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot, pas takimit që pati me liderët e vendeve afrikane në Kiev, se bisedimet e paqes do të jenë të mundshme vetëm pasi Rusia të tërheqë trupat e saj nga territoret e pushtuara ukrainase, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
“Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë, një tërheqje reale të forcave ruse nga toka jonë”, tha Zelensky , i cili u bëri thirrje liderëve afrikanë të bashkohen në një samit global të paqes.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa bëri thirrje për de-përshkallëzimin nga të dy vendet në një konferencë të përbashkët shtypi me Zelensky.
(Kosova Sot Online)