Prishtinë: Arrestohet një 14-vjeçar, e theri me thikë një 15-vjeçar

  • E.k /
  • 17 June 2023 - 10:17
Prishtinë: Arrestohet një 14-vjeçar, e theri me thikë një 15-vjeçar

 Një 14-vjeçar është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka therur me thikë një 15-vjeçar, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, i dyshuari ka deklaruar se e ka qëlluar pa dashje viktimën derisa po luanin.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

(Kosova Sot Online)