Gjenden të pajetë tre anëtarët e familjes nga Kosova në veturën që u aksidentua në lumin Lepenc

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 21:32
Gjenden të pajetë tre anëtarët e familjes nga Kosova në veturën që u aksidentua në lumin Lepenc

Policia ka konfirmuar se janë gjetur trupat e pajetë të tre personave, pas zbulimit të vendndodhjes dhe më pas edhe nxjerrjes së makinës së familjes Pacolli që mbrëmë janë fundosur në lumin Lepenc në afërsi të Shkupit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Nga ana e zyrtarëve policor nga Njësitit Antiterrorist ‘Tigrat’, sot në lumin Lepenc janë gjetur tre personat të cilët kërkoheshin pas aksidentit të djeshëm në rrugën Shkup-Bllacë”, kanë njoftuar nga policia.

Siç ju kemi informuar edhe më herët, bëhet fjale për tre anëtarët e familjes Pacolli. Nga kjo ngjarje ka shpëtuar 20 vjeçari i cili mbrëmë është gjetur dhe po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore.

(Kosova Sot Online)