U vra nga një shqiptar, dhurohen të gjitha organet e 34-vjeçarit
Giuseppe Tucci, 34 vjeç, humbi jetën në Rimini pas një sherri në diskotekë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Të gjitha organet e 34-vjeçarit janë dhuruar pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij.
Organet e zjarrfikësit që humbi jetën pasi u rrah barbarisht me grushta një i ri shqiptar u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa të hënën pritet që i riu të përcillet për në banesën e fundit.
28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje.
(Kosova Sot Online)
