Ky Ish-diplomat serb thotë se Bashkësia Bdërkombëtare nuk po dëshiron ta zgjidhë situatën në veri

  • S.A /
  • 19 June 2023 - 09:03
Ky Ish-diplomat serb thotë se  Bashkësia Bdërkombëtare nuk po dëshiron ta zgjidhë situatën në veri

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq thotë se “fakti që bashkësia ndërkombëtare nuk arrin ta bindë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të përmbushë atë që kërkojnë prej tij nuk është për shkak se ka humbur kontrollin, por sepse nuk ka vullnet politik për t’i zgjidhur gjithë këto”, raporton gazeta serbe “Blic”.

“BE dhe SHBA nuk i trajtojnë të dyja palët në mënyrë të barabartë, nuk janë të paanshëm, por plot tolerancë ndaj sjelljes së Kurtit. Kjo shihet nga qëndrimi i BE-së, shembull është dështimi dhjetëvjeçar për ta bërë Kosovën të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit. Dhe tani BE-ja konfirmon se nuk ka fuqi të bëjë asgjë”, pretendon Millivojeviq.

Ai pretendon se vetëm SHBA e kanë këtë fuqi dhe “arsenal” mjetesh efektive.

“Jemi në një rreth vicioz. Jemi më afër përshkallëzimit total sesa procesit me të cilin do t’i rikthehemi stabilitetit. Amerika është në Kosovë, NATO dhe KFOR-i janë aty dhe vetëm ata mund të parandalojnë një përkeqësim të konsiderueshëm të situatës”, thotë Millivojeviq.

(Kosova Sot Online )