Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për sulm ndaj gazetarëve

  • S.A /
  • 19 June 2023 - 08:58
Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për sulm ndaj gazetarëve

Më herët  është  raportuar se është arrestuar një person për sulm ndaj kameramanit të RTK-së. Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, duke dhënë detaje tjera, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se i dyshuari është serb, me inicialet U.V.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash, Policia thotë se ka pasur dëshmi që i dyshuari është “përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023”.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”

(Kosova Sot Online )