Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës: Vdes 35-vjeçari, arrestohet shoferi

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 12:56
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës: Vdes 35-vjeçari, arrestohet shoferi

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, pasi automjetit me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e mjetit me të cilin udhëtonte 35-vjeçari.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)