Haradinaj: I bëj thirrje përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Kosovës

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 15:30
Haradinaj: I bëj thirrje përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Kosovës

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për paralajmërimin e tij për Serbinë, nëse këtë javë nuk lirohen policët e rryëmber, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haradinaj i ka bërë thirrje përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Kosovës.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se Kosova ka nevojë për Amerikën.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.

Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën.

I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm.

Amerikë kemi nevojë për ju!

Ne jemi 100 përqind pro