E zuri korrenti teksa po punonte me autokombanjë, vdes 35-vjeçari në Vlorë

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 15:52
E zuri korrenti teksa po punonte me autokombanjë, vdes 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën sot në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia tha se në fshatin Tragjas, personi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

(Kosova Sot Online)