Ja kush i kërkon Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë – Veri

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 20:12
Ja kush i kërkon Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë – Veri

Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë – Veri, i ka bërë thirrje kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, transmeton Kosova Sot Online.

Siç thotë ai, kjo për të treguar se Veriu është plotësisht I Kosovës.

“I bëj thirrje Kosovës të ndërtojë një autostradë evropiane  ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës dhe të lidhë veriun e Kosovës me kryeqytetin e tyre dhe me kryeqytetin e Sanxhakut Novi Pazar”, ka shkruar ai në Twitter.

“Zhvilloni veriun e Kosovës për të treguar se veriu është plotësisht pjesë e Republikës Evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)