Vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt ditën e premte

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 14:59
Vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt ditën e premte

Në Gjakovë po vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt ditën e premte, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se kërkimet po vazhdojnë, por se viktima nuk është gjetur akoma.

“Njësitet e kërkim – shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet por deri tani ende nuk është gjetur viktima”, tha ai.

(Kosova Sot Online)