Vuçiq: Nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar

  • E.k /
  • 20 June 2023 - 15:50
Vuçiq: Nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se nuk do të flas me Kurtin derisa siç tha ai “çdo serb i arrestuar të lirohet” dhe kryetarët e rinj dhe policia e Kosovës të tërhiqen nga veriu.

“Nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e tyre të largohen nga komunat. E dini, Kurti ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Vatikan, për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shtoi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)