Vuçiq: Tre policët e Kosovës hanë dhe pinë mirë dhe nuk u mungon asgjë

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 18:34
Vuçiq: Tre policët e Kosovës hanë dhe pinë mirë dhe nuk u mungon asgjë

Presidenti serb, Aleksander Vucic pas takimit me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, ka folur lidhur me trajtimin që po iu bëhet 3 policëve të Kosovës në burg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç pretendon kreu i shtetit serb, atyre iu është dhënë të pinë “coca-cola” e të hanë kek e rrush.

“Atje pinë Coca-Cola, hanë kek dhe rrush, hanë dhe pinë mirë dhe nuk u mungon asgjë dhe ne jemi zuzar dhe të egër, sepse nëse nuk jemi nuk ka kuptim”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka folur edhe lidhur me kërkesën e kreyministrit hungarez, që të shqyrtojë lirimin e 3 policëve të Kosovës. Vuçiq ka thënë se “do të shqyrtohet me kujdes dhe dashamirësi çdo propozim i Orbanit”.

(Kosova Sot Online)