Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 87 vjeçarja bie nga kati i 7 dhe vdes në vend

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 15:45
Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 87 vjeçarja bie nga kati i 7 dhe vdes në vend

Një 87 vjeçare ka humbur jetën sot në Tiranë, pasi ka rënë nga kati i shtatë i pallatit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ku dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar nga grupi hetimor.

(Kosova Sot Online)