
Borrell: I kërkova Vuçiqit lirimin pa kushte të policëve kosovarë

Pas takimeve të ndara që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai në konferencë ka thënë se i ka kërkuar Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë që po mbahen në Serbi.
Ky lirim ai tha që duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte.
“I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, ka thënë Borrell.
Borrell, ka thënë se të hënë bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’iu raportojnë ministrave që ku kanë arritur.
Borrell ka kërkuar që të de-eskalohet situata, duke thënë se Kurti dhe Vuçiq janë të vetëdijshëm për këtë, por kanë qëndrime të kundërta.
(Kosova Sot Online)