
Policia jep detaje pas sulmit ndaj dy personave në qendër të Mitrovicës së Veriut

Në Mitrovicën Veriore dy persona janë sulmuar fizikisht këtë mbrëmje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sulmi ka ndodhur në sheshin e qytetit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë ai.
Ai nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit apo të dhëna për identitetet e personave.
Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin.
(Kosova Sot Online)