Berlini kërkon shpjegim urgjent nga autoritetet në Serbi, për akuzat e ministrit Gashiqit se Gjermania po e ruajnë vrasësin Oliver Ivanoviq

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 13:59
Berlini kërkon shpjegim urgjent nga autoritetet në Serbi, për akuzat e ministrit Gashiqit se Gjermania po e ruajnë vrasësin Oliver Ivanoviq

Berlini zyrtar ka kërkuar shpjegim urgjent nga autoritetet serbe lidhur me akuzat e ngritura ndaj Gjermanisë nga ministri i Brendshëm Bratislav Gashiq, raporton DW.

Gashiq më herët ka deklaruar se vrasësi i Oliver Ivanoviqit është “nën mbrojtjen” e autoriteteve gjermane dhe se Berlini nuk po ia jep Serbisë informacionin e kërkuar.

Lexo Edhe:

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!

Thellohet skandali seksual i Safet Gjicit, del videoja e plotë: 13 minuta …

“Ne hedhim poshtë me vendosmëri insinuatat se autori është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane në një përgjigje me shkrim ndaj hetimit të DW.

“Qeveria federale nuk ka dijeni se kush e vrau Oliver Ivanoviqin më 16 janar 2018 dhe ka kërkuar nga qeveria serbe që sa më parë të sqarojë akuzat e ministrit të Brendshëm serb”, thuhet në reagim.

Qeveria në Berlin nuk është përgjigjur konkretisht në pyetjet nëse akuzat mund të kenë pasoja në marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe çfarë ka kërkuar konkretisht Serbia dhe çfarë kanë përcjellë shërbimet gjermane për vrasjen e Ivanoviqit.

“Gjermania dhe Serbia bashkëpunojnë ngushtë në shumë fusha që na lidhin”, thuhet në përgjithësi në përgjigje.

(Kosova Sot Online)