Qeni sulmon fëmijët në Podujevë, gjashtë nxënës përfundojnë në spital

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 14:51
Qeni sulmon fëmijët në Podujevë, gjashtë nxënës përfundojnë në spital

Paraditen e sotme në shkollën e mesme “Fan Noli” të Podujevës, një rast jo i zakonshëm, por i rëndë, ka ndodhur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime bëjnë të ditur se një qen agresiv ka sulmuar disa nxënës në oborrin e shkollës.

Madje qeni i cili me shumë gjasë i ka ikur pronarit ka arritur të futet edhe në objektin e shkollës.

Media ka kontaktuar emergjencën dhe të njëjtin e kanë konfirmuar rastin.

“Po është rast i vërtetë. Gjashtë fëmijë janë kafshuar nga qeni, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime duke tentuar të shmangin sulmin nga kafsha. Fëmijët e kafshuar janë dërguar në Infektive dhe kanë marrë vaksinën kundër infektimit” thuhet në përgjigjen e emergjencës.

(Kosova Sot Online)