Armatimi që u kap në veri, Sveçla e Hoxha dalin sot në konferencë të jashtëzakonshme për media

  • E /
  • 24 June 2023 - 10:50
Armatimi që u kap në veri, Sveçla e Hoxha dalin sot në konferencë të jashtëzakonshme për media

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konferenca ka të bëjë me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake. Në konferencë pritet të marrë pjesë ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së z. Gazmend Hoxha”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)