Rama: Domosdoshmëria e de-eskalimit është rruga e duhur drejt fazës finale të dialogut

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 17:31
Rama: Domosdoshmëria e de-eskalimit është rruga e duhur drejt fazës finale të dialogut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se ai dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, janë pajtuar që lirimi i sotëm i policëve kosovarë që ishin rrëmbyer nga forcat serbë, është lajm i mirë, megjithëse i vonuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tre policët kufitarë kosovarë që po mbaheshin në paraburgim në Serbi, me arsyetimin se janë gjetur brenda territorit të Serbisë, janë liruar sot. Megjithëse, ndaj tyre është ngritur aktakuzë.

Kryeministri Rama, që i ka kërkuar Serbisë t’i lirojë këta policë, ka thënë sot se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet.

Kryeministri shqiptar ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia duhet ta kuptojnë se nornalizimi i raporteve mes tyre është obligim edhe ndaj rajonit.

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, shkroi Rama .

(Kosova Sot Online)