Borrell: Do të merren masa në rast se nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve në veri

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 18:12
Borrell: Do të merren masa në rast se nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve në veri

Masat sanksionuese ndaj Kosovës, i ka përmendur sërish përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Borrell tha pas një diskutimi me ministrat e jashtëm të BE-së se ato kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri, me pjesëmarrjen e serbëve.

“Masat do të godasin aspektet politike dhe ekonomike të marrëdhënieve tona”, tha Borrell në një konferencë për media.

Ai tha se po punojnë dhe se do të fillojnë të shohin “se çfarë masash mund të merren në rast se përfundimisht nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve”.

 

(Kosova Sot Online)