Ja kush thotë nga Vetëvendosje: Tre policët e Kosovës që u arrestuan nga Serbia të gjykohen për tradhëti kombëtare

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 19:52
Ja kush thotë nga Vetëvendosje: Tre policët e Kosovës që u arrestuan nga Serbia të gjykohen për tradhëti kombëtare

Lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë, Fidan Ademi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një koment, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ademi thotë se të tre policët duhet të lirohen nga Serbia, e më pas të gjykohen në Kosovë për “tradhti kombëtare”.

Postimi i plotë i Ademit:

Sipas komunikatës së policisë, zyrtaret policor i kanë vrejtur personat e dyshimit duke u afruar drejt pikes së tyre!

Nuk Ka asnje arsyetim dorzimi pa rrezistencë.

Ata Duhet te lirohen sa me parë prej Serbise, e te perballen ne gjykata Tona per tradhti kombetare!

Le te jenë shembull që asnje zyrtar policior a ushtarak nuk guxon të dorzoj armen me plot fyshek te armiku.

Image

 

(Kosova Sot Online)