OKB nxjerr raportin: Trupat ruse i kanë torturuar ukrainasit

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 18:05
OKB nxjerr raportin: Trupat ruse i kanë torturuar ukrainasit

Forcat ruse kanë kryer tortura sistematike ndaj  civilëve dhe kanë ekzekutuar dhjetëra prej tyre, ka deklaruar Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

OKB tha se intervistoi qindra viktima dhe dëshmitarë për një raport, i cili detajon mbi 900 raste individuale të personave të arrestuar nga rusët gjatë luftës.

Shumica dërrmuese e të intervistuarve, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar, thanë se ishin torturuar dhe disa iu nënshtruan abuzimit seksual gjatë ndalimit të tyre nga rusët.

Raporti analizon 15 muajt nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022 deri në maj të këtij viti, ndërsa Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo pretendim se trupat e tyre kanë kryer çdo lloj krimi lufte.

(Kosova Sot Online)