Rrëmbehet një person në Prishtinë për shkak të një borxhi

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 09:53
Rrëmbehet një person në Prishtinë për shkak të një borxhi

Një person ka raportuar në polici se është rrëmbyer për shkak të një borxhi që kishte ndaj personit tjetër, transmeton "Kosova Sot Online".

Rasti sipas tij ka ndodhur në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREMBIM/Rr. Fatime Sokoli, Prishtinë 28.06.2023-17:30.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një borxhi, është privuar nga liria nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot Online )