Publikohet foto: Bosa droge dhe biznesmenë, të arrestuarit në Elbasan nisen me autobus drejt Tiranës

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 11:41
Publikohet foto: Bosa droge dhe biznesmenë, të arrestuarit në Elbasan nisen me autobus drejt Tiranës

Një operacion i madh u zhvillua në Elbasan, ku raportohet për dhjetëra të arrestuar, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërkohë policia ka vënë në dispozicion një autobus për t’i dërguar drejt Tiranës të shoqëruarit e sotëm në një operacion të madh policor në Elbasan.

Një pjesë e tyre janë ende me rroba gjumi pasi janë marrë gjatë natës.

Sipas Policisë së Shtetit janë ndaluar 45 persona dhe janë shpallur në kërkim shtatë të tjerë, për veprat penale shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u kontrolluan 28 subjekte ku u sekuestrua kokainë heroinë, armë dhe nmjë shumë parash.

Disa nga të ndaluarit ishin pjesë e grupeve kriminale, ku një nga këta grupe u shpërbë plotësisht ndërsa tre pjesërisht.

(Kosova Sot Online )