Fati i Kosovës në tryezën e liderëve evropian, sot e nesër në Bruksel flasin për tensionet në Veri dhe dialogun Kosovë-Serbi

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 11:27
Fati i Kosovës në tryezën e liderëve evropian,  sot e nesër në Bruksel  flasin  për tensionet në Veri dhe dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli i Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe gjatë të premtes për të diskutuar një varg çështjesh. Një ndër to do të jetë edhe çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në agjendën zyrtare të këtyre takimeve, thuhet se pjesë shtesë e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë situatën  e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tema shtesë të diskutimit do të jenë zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë gjendjen e dialogut Beograd-Prishtinë”, thuhet në agjendë.

Takimi i ditës së sotme do të nis sot në orën 13:00, me një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 Gjatë takimit të Këshillit Evropian, liderët e BE-së do të fokusohen tek situata në Ukrainë, Ekonomia, Siguria dhe Mbrojtja, Migrimi, Kina dhe për Marrëdhëniet me Jashtë.

(Kosova Sot Online )